Opozita proteston sot për herë të pestë kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit të udhëhequr nga Basha do të marshojnë në 5 institucione: Sheshi “Skënderbej” , Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë Tiranë.
Ajo që vihet re është edhe mungesa e kryetares së LSI- së, Monika Kryemadhit.
21:14/ Basha mban fjalën përmbyllëse në selinë e PD-së
21:08/ Protestuesit “rezaurojnë” 5 vendet e marshimit.
21:00/ Marshimi i protestuesëve vazhdon drejt selisë së PD-së
20: 54/ Hidhen kapsolla tek Drejtoria e Policisë, lëndohet një efektivë policie
20:49: Protestuesit hedhin edhe molotovë tek Drejtoria e Policisë.
20:48/ Protestuesit hedhin flakadanë dhe shashka në drejtim të Drejtorisë së Policisë.
20:43/ Një pjesë e protestuesëve nuk janë mbledhur tek Drejtoria e Policisë.
20: 41/Protestuesit mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë, Tiranë
20:34/ Protestuesit nisen drejt Policisë së Tiranës
20:28/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe flakë tek Ministria e Brendshme
20:23/ Protestuesit mbërrijnë tek Ministria e Brendshme
20:20/ “Blindohet” nga forcat e policisë Ministria e Brendshme
20:13/ Protestuesit nisen drejt Ministrisë së brendshme
20:05/ Protestuesit mbërrijnë tek parlamenti dhe hedhin kapsolla
19:57/ Protestuesit po kalojnë në “Urën e Tabakëve”, tek “Rruga e Elbasanit.
19:49/ Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit.
19:42/ Protestuesit ecin drejt urës së “Brrylit”
19:40/ Protestuesit mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë
19:38/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe shashka drejt Drejtorisë së Policisë.
19:30/ Një pjesë e protestuesëve mbërrijnë para Drejtorisë së Policisë.
19:17/Basha përfundon fjalimin, protestuesit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Policisë.
19: 11/ Basha mban fjalën, protestuesit hedhin flakadanë para kryeministrisë.
19:02/ Basha merr fjalën në protestë.
19:01/ Protestuesit hedhin kapsolla para kryeministrisë.
18:58/ Nis marshimi para kryeministrisë, Monika Kryemadhi nuk është e pranishme
18:54/ Lulëzim Basha u bashkohet protestuesëve, para kryeministrisë.
18:43/ Protesta e opozitës para kryeministrisë, por burime njoftojnë që skenari do të jetë zhvendosja pranë KQZ-së.
18:39/ Nis protesta e pestë kombëtare e opozitës.


