• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Speciali grek flet në gjyq: Më rrezikohet jeta, në Shqipëri erdha sepse…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Speciali grek flet në gjyq: Më rrezikohet jeta, në Shqipëri erdha sepse…

13 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi pretendimet e grekut Eftimius Eftimiu, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit.

devi-kasmi

 

Në seancën e sotme greku Eftimiu mohoi përfshirjen në ngjarje, duke thënë se nuk ka lidhje me atë që akuzohet.

Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

Më tej, speciali grek, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, shprehu ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, duke thënë se ai ndihej i pasigurt për jetën. Gjatë seancës së zhvilluar dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.

PLANI

Referuar hetimeve, sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit. Më tej, Prokuroria u shpreh se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Efthymiu-n dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja.

efthymiou efthymious 1

“Kur janë futur në territorin shqiptar, Aurel Hoxhallari është ndarë nga dy shtetasit grekë, duke hyrë në këmbë, ndërsa ata kanë hyrë me automjet”, tha Besnik Muçi, ndërsa shtoi se kjo është bërë që të humbnin gjurmët. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës, Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokurorisë, Efthymious Efthymiu, i ka bërë pritë Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend.

LARGIMI

Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, ajo që vihet re është se të tre personat kanë vepruar me efikasitet, ndërsa ditën e ngjarjes nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin me telefon, por me 3 radio transmetues. Këto radio janë gjetur në banesën e Aurel Hoxhallarit, ku edhe u fsheh Efthymiu dhe Elton Halipaj pas vrasjes. Nga pamjet filmike të sekuestruara është vënë re se autori i krimit është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz Vito” (furgon), i cili i përkiste shtetasit me inicialet A.D.

Ky i fundit, në dëshminë e tij, ka shpjeguar se ua kishte shitur dy personave në Tiranë, e sa për shitjen, ajo ishte kryer në zonën e njohur si kthesa e Kamzës, pas qendrës tregtare. Në dëshminë e tij, shtetasi A.D. tregon edhe karakteristikat fizike të dy personave që blenë makinën, përshkrim i përputhshëm, sipas Prokurorisë, me Elton Halipajn dhe Malvin Dinellarin.

Nga ana tjetër, Halipaj e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë ai që e ka blerë makinën, por për llogari të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurel Hoxhallari. Po sipas kamerave të sigurisë, ky mjet shikohet të futet në banesën e Hoxhallarit, ku disa orë më vonë është bërë edhe arrestimi ish-specialit grek dhe Halipajt, ndërsa Hoxhallari nuk u arrit të prangosej.

PROVAT

Sipas Prokurorisë, autorësia e veprës penale është vërtetuar përtej çdo dyshimi, ndërsa provat më të forta të paraqitura janë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm dhe provat materiale të gjetura në banesën e Aurel Hoxhallarit dhe furgonin, me të cilin u largua Efthymiou. Prokurori Muçi theksoi gjatë seancës se në furgon janë gjetur dy palë dorashka, një palë plastike dhe një palë të tjera rrobë, në të cilat janë gjetur elementë të qitjes, barut, si dhe material ADN-je, i përputhshëm me atë të shtetasit grek. Ndërkohë, në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarë të kërkuar nga prokurori, i cili në total kërkoi që gjatë shqyrtimit gjyqësor të pyeten 23 dëshmitarë, si dhe të pandehurit.

MBROJTJA

Ndërkohë që Prokuroria e akuzon si autorin e vrasjes, Efthymious Efthymiou, nëpërmjet avokatit të tij, Saimir Vishaj, pretendon pafajësi. Gjatë seancës së djeshme, Vishaj u shpreh se i mbrojturi prej tij nuk e pranon autorësinë dhe se në Shqipëri ka ardhur me një person tjetër, po shtetas grek, por për gjueti dhe jo vrasje. Më tej, avokati kërkoi edhe dëshminë e këtij shtetasi, të përmendur edhe nga prokurori, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si "Supermen" (VIDEO)
Previous article SHPRESON QË JUVENTUSI TË KRYEJË DETYRËN/ Donnarumma synon objektivin: Të shikojmë te vetvetja dhe të shohim

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT