Një gazetare është qëlluar për vdekje mëngjesin e djeshëm në Afganistan.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një deklaratë për mediat tha se gazetarja u vra nga persona të pa identifikuar në në një qark të Kabulit.
Siç shihet edhe nga fotot, trupi i gazetares është i mbuluar nga gjaku.
Ende nuk dihet motivi i vrajses së ish-gazetares, ndërsa dyshohet se ekzekutimi i saj erdhi për shkak të çështjeve familjare dhe private.
Në një video-mesazh të lëshuar në mediat sociale, nëna dhe disa të afërm të tjerë të Mangal ngrenë akuza se ajo është qëlluar për vdekje nga burri i saj.
Mangal ka punuar për më tepër se një dekadë si moderatore në televizion, fillimisht në televizionin privat ‘Tolo-TV’ dhe më pas në atë kombëtar ‘Shamshad TV’.
Gazetarja ishte angazhuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe të vajzave afgane në shkollim.
Gjithashtu ajo punonte si Këshilltare në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan.




