Nuk kanë kaluar ende 10 ditë nga përmbytja e madhe që përfshirë gjithë vendin, dhe uji sërish ka pushtuar toka.
Si pasojë e reshjeve të shumta të rëna gjatë natës dhe paradites së sotme janë rikthyer përmbytjet në zonën e Laçit.
Siç njoftohet nga banorët, përroi ka dalë nga shtrati i tij dhe uji ka përmbytur të gjitha rrugët e qytetit.
Për pasojë janë shkaktuar dhe dëmet e para. Pritet që reshjet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme dhe nesër./ mapo


