• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Masakra e Çoles/ Kushtetuesja hap dosjen, rigjykim për 3 të akuzuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

Masakra e Çoles/ Kushtetuesja hap dosjen, rigjykim për 3 të akuzuarit

16 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Masakra e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë.

Report Tv ka siguruar një vendim të gjykatës kushtetuese e cila më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërish kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për tu rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.

Më 7 Prill 2015 sic dhe shihni në këto pamje ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi “Çole”.

Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet.

Për Aleksnadër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite pa të drejtë ulje me 1/3 ndërsa për ty personat bertil alliaj dhe ani begaj të dënuar me nga 35 vite secili gjykatat e shkallëve më të ulta kishin aplikuar dhe uljen me 1/ e dënimit.

Por si përfundoi kjo çështje në Kushtetuese?
Teksa ankimi i Llanaj, Alliaj e Begaj shqyrtohet në gjykatën e lartë prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla pezulloi nga përfaqësimi i kësaj dosje prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muça pasi këta të fundit kishin kërkuar ndryshimin e akuzave për të dyshuarit. Më 23 shkurt 2017 kolegji penal la në fuqi dënimet duke mos pranuar rekursin. Por dhe pse u pezulluan për ndryshimin e akuzës në këtë dosje prokurorët Muca dhe Selmani u rikthyen në detyrë, ndërsa Artur Selmani sëfundmi ishte dhe kandidat për kryeprokuror i përkohshëm.

Masakra e prill 2015 dyshohet se është dhe pikënisja e një sërë ngjarjesh kriminale në Vlorë ku kanë mbetur disa viktima dhe të plagosur. Më 1 Tetor 2017 pre e një atentati ra Ferdinand Llanaj vëllai i Aleksandër Llanajt.

Pas vendimit të kushtetueses kjo dosje tashmë i është rikthyer Gjykatës së Lartë e cila duhet ta rishqyrtoje rekuesin e Aleksandër Llanajt, Berti Alliaj dhe Ani Begaj me një tjetër trup gjykuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më në fund "Facebook" e kuptoi! Sjell butonin për të ndaluar shokët e bezdisshëm
Previous article Heroinë pranë shkollës, kapet i riu që i shpëtoi policisë. Në banesë iu gjet…

k.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT