• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA BREXIT”/ Franca: Nuk i tolerojmë më shtyrjet e përsëritura
Home
Nderkombetare

“MARRËVESHJA BREXIT”/ Franca: Nuk i tolerojmë më shtyrjet e përsëritura

10 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe nuk duhet lejuar të kërkojë shtyrje të Brexit përtej datës 31 tetor 2019. Këtë mesazh e përcolli të premten pallati i Elizesë përmes këshilltarit të presidentit francez, Emanuel Makron. Ndërsa në Londër, konservatorët dhe laburistët po përgatiten që në zgjedhjet e afërta europiane të humbasin mbështetje sikurse në zgjedhjet lokale të javës së kaluar.

Franca ka apeluar Bashkimin Europian të mos e vonojë më tej procesin Brexit për Britaninë e Madhe.

Një këshilltar i presidentit Emanuel Makron kërkoi të premten që vendit t’i jepet mesazhi i qartë se 31 tetori i vitit 2019 është afati i fundit për largimin nga unioni.

Zyrtari i Elizesë ftoi klasën politike britanike që në zgjedhjet europarlamentare që mbahen në dy javët e ardhshme të lënë mënjanë përçarjet dhe të gjejnë zgjidhje për ngërçin.

Kundërshtitë e Francës rreth tejzgjatjes së procesit Brexiti u bënë të qarta edhe muajin e kaluar, kur vendet e Bashkimit Europian i ofruan Britanisë së Madhe gjashtë muaj kohë për të arritur kompromisin.

Negociatat mes konservatorëve dhe laburistëve vijojnë prej javësh por asnjëra palë nuk duket se po heq dorë nga vijat e kuqe.

Lideri i opozitës, Xheremi Korbin, tha të enjten se rivalja e tij, kryeministrja Tereza Mej, nuk ka bërë një propozim domethënës.

Ai deklaroi se po nuk pati marrëveshje brenda dy javëve, Partia Laburiste do të lobojë për një referendum të dytë rreth Brexit.

Konservatorët ndërkohë druhen se ngërçi politik në vend mund t’i penalizojë në zgjedhjet e afërta europiane, sikurse ndodhi këtë muaj me zgjedhjet lokale, kur ata humbën mbi 1,300 këshilltarë.

Deputetët e partisë në pushtet ankohen se nuk kanë asnjë manifest politik apo mesazh për zgjedhësit e tyre, dhe presin që të fitojnë më pak eurodeputetë sesa laburistët apo partitë e tjera më të vogla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS "BALLISTËVE" DHE KUJTIM GJUZIT/ Një tjetër aleat braktis Bashën. Kandidati i Tiranës kërkon mandatin në KQZ (EMRI)
Previous article "SFIDAT" NË FOKUS/ Pompeo do të takohet me Putinin në Rusi

k.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT