Dy shqiptarë janë arrestuar në qendër të Athinës, pas një ndjekjeje spektakolare policore. Dy shqiptarët konsideroheshin të rrezikshëm pasi ishin të pajisur me armë.
Të arrestuarit janë të moshave 30 dhe 37 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Ata u arrestuan në Athinë nga policia e DI.AS Group të akuzuar për vjedhje, mosbindje të policise, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.
Sipas policisë, dy shqiptarët që udhetonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit te policise për kontroll. Menjëherë pas kësaj, ata shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për t’u larguar por pa rezultat pasi u kapën nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar tek 30 vjecari policia gjeti një armë të mbushur me fishekë, një krehër me 12 fishekë, si dhe një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë.
Ndërsa nga kontrolli tek 37 vjecari shqiptar u gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 gram kokaine si dhe një thikë.
Sipas mediave greke të cilat i referohen burimeve policore, 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje. Ndërkohë është konstatuar se makina private me të cilën u kapën shqiptarët rezultoi e vjedhur. Ndërsa i arretsuari tjetër 30 vjeçar nuk kishte dokumenta qenndrimi në Greqi.


