• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ FBI heton 850 raste për terrorizëm të brendshëm
Home
Nderkombetare

SHBA/ FBI heton 850 raste për terrorizëm të brendshëm

9 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Byroja Federale e Hetimit ka në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të brendshëm, njoftoi një zyrtar i lartë i FBI-së.

Rreth gjysma e 850 e hetimeve përfshijnë aktorë kundër-qeverisë, kundër-autoriteteve, i tha ndihmës drejtori kundër terrorizmin në FBI Michael McGarrity komisionit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Dyzet për qind të tjerë janë ekstremistë që nxiten prej ndarjeve racore tha ai.

“Brenda kësaj përqindjeje pjesa dërmuese janë ekstremistë që motivohen nga raca dhe që mbështesin superioritetin e racës së bardhë”.

Zoti McGarrity tha se interneti dhe mediat sociale kanë nxitur rritjen kohët e fundit të kërcënimit që vjen nga ekstremistët e brendshëm, që siç tha ai zhvillohen në mënyrë të ngjashme me kërcënimet që vijnë nga ekstremistët islamikë vendas, të cilët FBI-ja i cilëson si ekstremistë të dhunshëm “të rritur në vend”.

“Ajo që po shohim është shpejtësia me të cilën subjektet tona po rriten si kurrë më parë”, tha ai.

Këta individë mund të shkojnë në internet dhe të gjejnë lehtësisht përmbajtje që përputhen me ideologjinë e tyre specifike, pa qenë nevoja të udhëtojnë apo të takohen me të tjerë personalisht, tha ai.

Kjo u mundëson atyre “të radikalizohen mjaft shpejt dhe pastaj të mobilizohen shpejt në akte dhune”, tha zoti McGarrity.

Seanca dëgjimore vjen në një kohë kur vdekjet nga sulmet e brendshme ekstremiste kanë njohur rritje në vitet e fundit, duke tejkaluar ato si pasojë e sulmeve me frymëzim fetar.

Vëmendja është përqendruar sidomos tek nacionalistët e bardhë që bashkojnë ndjenjat kundër emigrantëve me ato kundër afrikano-amerikanëve si dhe ndjenjat antisemite.

Muajin e kaluar një adoleshent i armatosur, i cili kishte postuar në internet një manifest të mbushur me urrejtje, hapi zjarr në një sinagogë në Poway të Kalifornisë, duke lënë një grua të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, mes tyre një rabin.

Ngjarja ndodhi gjashtë muaj pasi një person me bindje antisemite dhe pro nacionalistëve të bardhë vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në një sinagogë në Pitsburg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI EVROPIANË ME ZEMËR"/ Presidenti Meta vishet sportiv dhe del për vrap... (FOTO)
Previous article SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ De Ligt kapiten i vërtetë: Ishim aq afër finales, por nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT