Një 36 vjeçar që u qëllua me armë në fund të muajit të kaluar ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Wuppertal të Gjermanisë më 28 prill, ku shqiptari u qëllua nga një makinë lëvizje dhe u plagos rëndë.
Por, pas 10 ditësh luftë me vdekjen në spital, fatkeqësisht shqiptari nuk ia ka dalë dot. Ende mbeten mister arsyet ndërsa po punohet për arrestimin e autorëve.
Mediat gjermane shkruajnë se viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të sqaruar më tej ngjarjen.
Ngjarja
Mbrëmjen e së dielës së 28 prillit, rreth orës 21:00, shqiptari u qëllua brenda makinës së tij tip BMW jo shumë larg vendit të quajtur Karlstrasse.
Disa dëshmitarë dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan policinë.
Kur mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën shqiptarin me gjakderdhje në rrugë.
Nuk është e qartë nëse ai doli vetë nga makina apo e nxorën të tjerë. 36 vjeçari kishte disa plagë me armë zjarri.
Një armë zjarri u gjet në rrugë, ndërsa po hetohet nëse është arma e vrasjes.
Që nga ajo kohë, një komision hetimor po heton për vrasjen. Viktima nuk ishte i njohur për policinë.


