Të paktën një i ri është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi dy nxënës dyshohet se kanë hapur zjarr në një shkollë amerikane.
Sulmi ndodhi në shkollën STEM Highlands Ranch, pranë Denverit në Kolorado.
SIpas mediave vendase dy autorët e sulmit tashmë janë arrestuar. Njëri prej tyre është identifikuar si Devon Erickson 18 vjeç, i cili ka bashkëpunuar me një të mitur.
Emri i viktimës ende nuk është bërë publik, por raportohet se është një 18-vjeçar.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


