Ish kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar gjestin e ish deputetit Klevis Balliu i cili qëlloi efektivët e policisë së shtetit në përpjekje për të bllokuar qarkullimin rrugor në zonën e Astirit.
Berisha e konsideron të paligjshëm ndalimin e tij teksa apelon për ta liruar.
Ndër të tjera ai e cilëson si arrestim që ka ardhur me urdhër të shefit të qeverisë Edi Rama.
“Edvin Kristaq Urrejtesi ne hakmarrje primitive urdheron arrestimin e ish deputetit Klevis Balliu. Turp! sb”, shkruan Berisha. (Tema)



