• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI KONI/ Ish-ministrja Nikolla kundër Metës: Është kthyer në opozitën e tretë
Home
Politikë

RASTI KONI/ Ish-ministrja Nikolla kundër Metës: Është kthyer në opozitën e tretë

7 May, 2019 F.autor Politikë

Rektori i UT-së, Mynyr Koni është rikthyer sot në detyrë, një ditë pasi Presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk deshi ta komentojë vendimin e Presidentit, por nuk nguroi ta quajë atë “opozitën e tretë”në vend.

“Presidenti është kthyer në një opozitë të tretë tashmë prej shumë kohësh. Nuk do të doja ta komentoja vendimin e tij, por kam rezervat e mia. Ai e ka humbur funksionin që duhet të kishte duke u kthyer në opozitën e tretë, duke kthyer shumë ligje, mes tyre edhe dekretin për të cilin po flasim”,- tha ajo.

Më tej, ish-ministrja tregoi gjithë konfliktin e ndodhur me Mynyr Konin dhe se si u arrit tek dita kur pasardhësja e saj Besa Shahini kërkoi shkarkimin e tij.

“Kam dijeni të plotë për konfliktin. Siç e dini ligji i Arsimit të Lartë krijon dy autoritete. UT është i vetmi me mazhorancë në bordin e administrimit. Ne kemi ushtruar kontroll në rektorat edhe me kërkesë të senatit. Pasi gjetëm shkelje, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionin, të cilit i lamë disa detyra. Situata e re, me vijimin e protestave por edhe me verifikimin e detyrave të lëna ka bërë që ministrja Shahinit t’i kërkojë Presidentit shkarkimin e tij. Në gjithë këtë komunikim, ndërveprim ajo që duhet të prevalojë është cilësia e re që duhet ofruar në programet e universitetit. Pra shkarkimi u kërkua pasi u vërtetuan raste kur kishte shkelur ligjin”,- sqaroi ajo, duke e cilësuar të drejtë shkarkimin e pasardhëses së saj, Besa Shahini.

Tani që nuk është më në qeveri, Nikolla tregoi se po angazhohet politikisht në Qarkun e Lezhës, të cilin shtoi, se synojnë ta fitojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Po angazhohem, drejtoj politikisht Lezhën. Kemi filluar punën me strukturat dhe takimet me njerëzit. po përgatitemi për një histori suksesi atje. Po bëhemi gati të fitojmë bashkinë e Lezhës”,- vijoi jo.

Sa për vendimin e opozitës që la mandatet e ka nisur protestat, Nikolla e vlerësoi groteske rrugën e zgjedhur së fundmi prej tyre ku bllokohen rrugët, duke vështirësuar jetën e çdo shqiptari, sipas saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO T'JU IKI TRURI/ Ja pamjet nga resorti luksoz ku Sara dhe Ledioni po kalojnë pushimet (FOTO)
Previous article HELMIMI I 113 QYTETARËVE NË BULQIZË/ ISHP nxjerr rezultatet e para

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT