Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore kundër Ritvan Zykajt, të riut që vrau 8 persona verën e kaluar në Selenicë. Shkak për shtyrje të seancës është bërë mosformatimi i trupit gjykues.
Edhe pse Zykaj është dërguar në Gjykatë me forca të shumta policie, ai nuk është futur në sallë pasi është njoftuar se gjyqi ndaj tij do të shtyhej. Ndërsa mësohet se seanca e radhës është vendosur që të mbahet në 4 qershor.
Për të ndjekur gjyqin i pranishëm sot ishte dhe gjyshi i Zykaj, i cili nuk ka preferuar që të flasë shumë për mediat. Fjalët e vemte të tij ishin: Nuk e dimë ku kanë shkuar familjaret e tjerë. Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marr denimin qëmeriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë. Na mbylli dyert, nuk kemi pse ta takojmë.
Këto kanë qenë fjalët e gjyshit i cili është i vetmir që ka mbetur në fshatin Resulaj aty ku ndodhi dhe masakra me 8 viktima.


