• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PORTRET/ Kush është Alma Bramo, prokurorja që tentoi të mbyllte superskandalin e ÇEZ dhe raportet e saj me PD
Home
Aktualitet
Drejtësi

PORTRET/ Kush është Alma Bramo, prokurorja që tentoi të mbyllte superskandalin e ÇEZ dhe raportet e saj me PD

16 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor, ku në listën e të kallëzuesve, mes të tjerëve ishin edhe Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni.
Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar dikur në Kuvend prokuroren Alma Bramo, si autoren e mbylljes së dosjes “CEZ”.
Ai tha se prokurorja Bramo ështe kunata e ish-kryetarit demokrat të Bashkisë së Kavajës.
“Prokurorja që ka hetuar këtë çështje ka qenë deri në Mars kur unë, Ulsiu, Evisi, Pjerini, Ervin Koçi dhe kolegët e opozitës përmbyllnim raportin përfundimtar të këtij komisioni.
Ishte emeruar dy vite me pare prokurore në Burrel. I bie telebingo dhe e transferojnë me urgjencë si të komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme.
E kësaj Prokurores së Burrelit i bie përsëri telebingoja dhe i japin të hetojë dosjen e CEZ-it. Tre ditë pasi mbyll dosjen e CEZ-it Prokurorja u komandua në Prokurorinë e Tiranës”, tha Balla.

Ndërsa dje, menjëherë pas marjes së vendimit nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë Tiranë pë rihetimin e thelluar te kësaj çeshtje, Taulant Balla deklaroi se “prokurorja kerkoi mbylljen e çështjes pa thirrur deshmitarët ne gjykate. U kerkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Ka rreth 414 milione lekë dëm shtetit nga favorizimi që i është bërë ÇEZ-it”,- përfundoi ai.

Po kush është Alma Bramo, prokurorja që u investua për ta mbyllur këtë skandal që implikon familjen e ish Kryeministrit Sali Berisha? Alpenews.al sjell më poshtë një historik të shkurtër të kësaj odiseje.

Vendimi i prokurorisë për mbylljen e dosjes CEZ

Ditën kur Bashkimi Evropian paralajmëroi një tjetër shtyrje të çeljes së negociatave për shkak të mungesës së luftës kundër korrupsionit, prokuroria, organi kryesor për luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet në Shqipëri, ka kërkuar mbylljen e dosjes së një prej aferave më të mëdha financiare në 27 vitet e fundit. Kërkesa drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mbylljen e dosjes i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë. Në raportin e komisionit hetimor, i miratuar nga Parlamenti, dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e mbi 17 ish-funksionarëve shtetërorë ishte 450 milionë euro. Megjithatë, sipas prokurorisë, në dosjet me objekt të njëjtë, referuar nga Kuvendi dhe Romeo Kara, nuk ekzistojnë elemente të veprave penale.

Të akuzuarit:

Kryeprokurori Adriatik Llalla duke se i ka bërë “qokën e fundit” Sali Berishës para se të mbyllte mandatin më datë 7 dhjetor.
Në prill të vitit 2016, Kuvendi ngriti komisionin hetimor për aferën me CEZ dhe në fund të tij u dorëzua një kallëzim penal në prokurori për 12 persona, ku dy më kryesorët janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzen Berisha. Sipas dosjes së komisionit, nga abuzimet dhe shkeljet, shtetit shqiptar iu shkaktuan 414 milionë euro dëm. Por për prokurorinë nuk ka pasur asnjë vepër penale. Për këtë arsye organi i akuzës i ka drejtuar një shkresë Gjykatës së Tiranës ku kërkon mbylljen e hetimeve. Por kjo lëvizje e prokurorisë duket qartë se është “amnistia” e fundit që Adriatik Llalla i bëri Berishës dhe njerëzve të tij. Privatizimi i OSSH nga CEZ është cilësuar si vjedhja e shekullit, por asnjëherë nuk pati hetime të duhura për të dërguar pas hekurave përgjegjësit.


Por kush është Alma Braho, prokuroria që mbylli dosjen “CEZ”?
Prokuroria, që ka bërë mbylljen e dosjes Alma Bramo, sipas juristit Romeo Karaj është mike e deputetit demokrat Flamur Noka, i cili ka dhënë kontributin e tij që Bramo të ngjitej në karrierë dhe mbyllja e aferës CEZ është një kthim nderi ndaj tij. Ja çfarë thotë juristi për këtë çështje:
“Katunari digital sapo me informoi nga Lushnja:
Alma Bramo, prokurorja qe mbylli ceshtjen e privatizimit te CEZ-it, brenda 10 ditesh dhe pa e lexuar dosjen fare, eshte shume e afte dhe me pervoje shume te vlefshme si police ne Lushnje, oficere e policise gjyqesore dhe prokurore.
Aftësite e saj rane shume ne sy te udheheqesit “Mul Noka”, që e bekoi me gjithe shpirt karrieren e saj nga police deri ne prokurorë.
Haku me hak e nderi me nder dhe ish policja mike e Nokes, e beri si burrat dhe e tregoi me vepra se, di t’a shperbleje si duhet nderin, thotë ai.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQI/ Komisioneri Hahn: Të hapen negociatat për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Previous article Prekëse/ Ja si një balonë e thjeshtë, shndërrohet në simbolin e shpresës për vajzën e vogël

F.autor

Postime të ngjashme

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT