Zarife Hasanaj, humbi jetën ditën e djeshme në Letoni, teksa një minë shpërtheu. Ushtarja 32 vjeçarja nga Tropoja, ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. Prej vitesh familja Hasanaj ishte zhvendosur në Tiranë, ku dhe jetonte në zonën e Babrrusë. Zarifeja lindi në Bajram Curri dhe ishtë fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka një vëlla dhe dy motra. Pranë shtëpisë së saj në Babrru, tashmë ka mbetur vetëm prindërit e saj dhe vëllai i martuar. Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru.
Më pas ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017. Më pas nën tetarja ka kryer kursin EOD, niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”. Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD. Hasanaj do të përfundonte misionin e saj të parë muajin e ardhshëm. Megjithatë 32-vjeçarja mbeti e vdekur ditën e djeshme teksa një minë shpërtheu në rrethana ende të paqarta.








