“Ende bashke me britanikët po kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, megjithatë nuk guxojmë të lejojmë që Brexiti të fus Bashkimin Evropian në vorbullën e tij”, tha Le Drian në konferencën vjetore për BE-në që u mbajt në Firencë.
Ai theksoi rëndësinë që BE të mos lejojë Brexiti të dobësojë kapacitetet e saj në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme.
Në vazhdim, ai tha se populizmi në rritje në Evropë duhet të kuptohet si një simptomë serioze e dobësive të thella dhe hendekut që kanë mes vete institucionet dhe qytetarët e thjeshtë, gjë e cila sipas tij krijon një pabarazi në rritje në shoqëritë evropiane.
Ai shtoi se vendet anëtare të BE-së doemos t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjeve siç janë terrorizmi, lufta tregtare e mundshme, ndryshimet klimatike dhe digjitalizimi.

