• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”META KUNDËR PERËNDIMIT”/ Ngjela goditje të fortë: U la jashtë Samitit të Berlinit për shkak të korrupsionit dhe…
Home
Politikë

”META KUNDËR PERËNDIMIT”/ Ngjela goditje të fortë: U la jashtë Samitit të Berlinit për shkak të korrupsionit dhe…

4 May, 2019 F.autor Politikë

Por ajo që ra në sy është fakti se ndryshe nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, të cilët kishin të pranishëm në samit edhe kryeministrat, edhe presidentët, nuk ndodhi aspak kështu me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dy shtetet fqinje u përfaqësuan vetëm nga krerët e qeverisë, pasi presidentët Ilir Meta dhe George Ivanov nuk ishin ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Por pse për kreun tonë të shtetit nuk kishte mbërritur një ftesë? Sipas Ngjelës, Gjermania i ka vënë vizën Metës sepse është i lidhur me korrupsionin. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokati deklaroi se fakti që për të nuk kishte ftesë nuk është rastësi, por do të thotë se ndërkombëtarët nuk i durojnë dot të korruptuarit.

“Janë që të dy njerëz të dyshimtë në funksion të politikës së zonës. Janë të dy të korruptuar dhe ka të dhëna që këta punojnë me qarqet e politikës ruse. Edhe prandaj nuk janë ftuar në Samitin e Berlinit. Fakti që këta dyshohen ose ka të dhëna që këta punojnë kundër politikës perëndimore në Shqipëri, ata i penalizuan dhe nuk i thërritën. Kjo nuk ishte e rastësishme, i lanë të kuptonin që ne nuk ju pranojmë. E dyta pastaj, mund të jetë problemi i korrupsionit për presidentin tonë sepse deri tani thamë qëndrimin politik”, tha avokati.

Një tjetër arsye që renditu Ngjela është edhe se Gjermania i ka kuptuar lidhjet e Metës me Rusinë dhe prandaj e ka penalizuar. Ai u shpreh i sigurt se Ilir Meta dhe Ivanov punojnë në prapavijë kundër Perëndimit, duke theksuar se për këtë zotëron edhe informacione sekrete. Po ashtu, sipas Ngjelës, Meta ka dalë edhe kundër reformës në drejtësi, çka për të është një tjetër arsye se pse Berlini e bojkotoi kreun tonë të shtetit.

“Në këtë pikë nuk di çfarë të them sepse ne e dimë që është një person i cili i ka rënë shumë, ka tentuar të jetë pengesë e reformës në drejtësi në Shqipëri. Sipas informacioneve të mija sekrete, ai po kërkon të luajë me politikën ruse dhe Ballkanin Perëndimor. Ka pasur miqësi të ngushtë me presidentin Gruevski. Janë që të dy në të njëjtin grup, kështu që Gjermania nuk i pranoi fare”, deklaroi Spartak Ngjela.

Ultimatumet e Gjermanisë

Në vijim të reagimit të tij, avokati Spartak Ngjela e ndali theksin edhe tek ultimatumet që sipas tij, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka dhënë kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se për gjermanët kryesore është që Shqipëria të bëjë përpara me reformën në drejtësi dhe goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Ngjela shtoi se epoka e korrupsionit do të marrë fund me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, konstituimin e së cilës ai e parashikon në fillim të qershorit. “Nga ana tjetër, Rama ka ardhur i goditur nga Samiti i Berlinit në një kohë kur nuk sheh më asnjë mundësi për të ndaluar reformën në drejtësi. Kërkesa e kancelares gjermane ishte për goditjen penale të korrupsionit qeveritar të të dyja krahëve të politikës, në një kohë që Parlamenti i Shqipërisë është me prirje të plotë drejt përfundimit të SPAK-ut. Pas ngritjes së SPAK-ut, që mendohet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, apo në fillim të qershorit, pritet të fillojë epoka e re për shqiptarët”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ NJË VITI I LARGUAR NGA EKRANI/ Ledion Liço rikthehet siç nuk e keni pritur
Previous article PËSUAN HUMBJE TË RËNDË NË "CAMP NOU"/ Van Dijk nuk dorëzohet: Gjithçka është ende e mundur...

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT