• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEDA E PASURISË SË DEKLARUAR NGA KRYETARJA E BASHKISË PRRENJAS/ Ja si u rrit shpejt pasuria e ish-deputetes së LSI-së
Home
Politikë

SKEDA E PASURISË SË DEKLARUAR NGA KRYETARJA E BASHKISË PRRENJAS/ Ja si u rrit shpejt pasuria e ish-deputetes së LSI-së

4 May, 2019 F.autor Politikë

Si ka ndryshuar pasuria e kryetares së bashkisë Prrenjas dhe ish-deputetes së LSI-së, Miranda Rira nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017, si dhe ‘flamujt e kuq’ që dalin nga kontrolli aritmetik-logjik dhe cilësor i deklaratave.

Miranda Rira u zgjodh në krye të bashkisë së Prrenjasit në zgjedhjet e qershorit 2015-të si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Rira u bë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe të interesave private në vitin 2014, vit kur u zgjodh deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një vit më vonë ajo kandidoi dhe u zgjodh si kryetare e bashkisë Prrenjas.

 

Rira ka mbaruar studimet e larta në degën Filozofi-Sociologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës, në vitin 2003. Më pas në vitin 2005 ajo ka mbaruar Shkollën Pasuniversitare (SHPU), pranë të njëjtit fakultet në degën e Sociologjisë.

Në vitin 2007, znj. Rira ka marrë titullin Master në Universitetin e Kentakit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bursës Fullbright të akorduar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Prej vitit 2011 Rira vazhdon studimet doktorale, pranë Basileus Programme, në Universitetin e Ghent-it në Belgjikë. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 ajo ka shërbyer si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.

E mbështetur nga Aleanca për një Shqipëri Europiane, Rira u zgjodh në krye të bashkisë së Prrenjasit me 57.7 % të votave.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja e Prrenjasit në vitet 2014-2017. [Kliko këtu për skedën me pdf]

0

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e të kryetares së bashkisë së Prrenjasit në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në deklaratën e parë të pasurisë para fillimit të detyrës – në funksionin e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2014, Miranda Rira ka deklaruar një pasuri familjare të barabartë me 10.9 milionë lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar e zonjës Rira ka qenë 13 milionë lekë duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 520 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhej nga likuiditete në bankë në vlerë 1.2 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 2.7 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 9.1 milionë lekë.

Pasuria e paluajtshme e kryetares së bashkisë së Prrenjasit përbëhet nga një apartament 26,637 euro, me sipërfaqe 60.54 m2 të trashëguar nga prindërit dhe një apartament tjetër me sipërfaqe 96 m2 me vlerë 38.400 euro, i blerë me të ardhura e siguruara nga viti 2004 deri në vitin 2013.

Gjatë periudhës së deklarimit të pasurisë në vitet 2014-2017, Rira ka deklaruar 10 milionë lekë të ardhura, nga të cilat 3.8 milionë lekë ose 38 % vijnë nga të ardhurat për shkak të funksionit, 4.7 milionë lekë nga të ardhurat e bashkëshortit, si dhe 1.1 milionë lekë të ardhura nga dietat dhe shpenzime karburanti – shumë kjo e barabartë më 11 % të të ardhurave të kryebashkiakes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Katër deklarata iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik por asnjë nga këto deklarata nuk rezultoi me probleme.

Megjithatë, skanimi cilësor i deklaratave të kryetares së bashkisë së Prrenjasit, zbuloi probleme që sipas standardeve ndërkombëtare cilësohen si flamujt të kuq dhe duhet të shtynin ILDKPKI-në për të ndërmarrë një hetim administrativ të plotë.

Në deklaratën e pasurisë para fillimit të detyrës, ndër të tjera, subjekti ka deklaruar dy apartamente banimi, njëri i blerë me të ardhurat nga puna, ndërsa tjetri i trashëguar nga prindërit, si dhe një autoveturë fuoristradë të vitit 2008 me vlerë 10 mijë euro – dhuruar nga bashkëshorti. Në këtë deklaratë nuk ka të dhëna për të ardhurat e bashkëshortit dhe burimin e pasurisë. Në vitin 2014, është marrë një kredi bankare 2,8 milionë lekë me afat 5 vjet për arsye personale, pra që nuk lidhet me krijimin e ndonjë aseti apo mbulim shpenzimesh.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Hajdari e Gjiknuri mbledhin komisionin, Ruçi fton PD-në: Sillni përfaqësues, keni të drejta të plota
Previous article NË KËRKIM TË JETËS/ Zbulohet mekanizmi që vret qelizat tumorale

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT