• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DISKUTIMI ME DYER TË MBYLLURA/ Rama porosi deputetëve: Kujdes me kandidaturat për…
Home
Politikë

ZBARDHET DISKUTIMI ME DYER TË MBYLLURA/ Rama porosi deputetëve: Kujdes me kandidaturat për…

3 May, 2019 F.autor Politikë

Kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve të tij që të bëjnë kujdes me kandidaturat për kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë.

Rama-grupi i PS

Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar Socialist me dyer të mbyllura, Rama është ndalur edhe te profili i këshilltarëve bashkiakë. “Kandidatët për anëtarë këshillash të jenë njerëz pa lidhje me personat e zgjedhur, kushëriri, krushku, miku dhe shoku, qoftë i kryetarit të bashkisë, deputetit, prefektit apo ndonjë ministri. Këshilltarët duhet të jenë figura me integritet dhe që kanë mbështetje në komunitet”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti Rama.

Sipas tij, përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë duke llogaritur pjesëmarrjen e opozitës në to.

“Kandidatët për kryetarë bashkish duhet të vendosen sikur opozita do të futet në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuoni në vendosje të kandidatëve të partive të tjera”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Kreu i PS-së u ka kërkuar deputetëve që të bëhen pjesë e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkish, ndërkohë që një pjesë e kandidatëve janë rikonfirmuar, një pjesë tjetër është prezantuar nga vetë Rama dhe në disa bashki ku ka disa kandidatura, PS po zhvillon sondazhe për të përcaktuar kandidatin më të pranuar nga strukturat dhe komuniteti.

Në vijim të porosive për zgjedhjet vendore, Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe të vijojnë kontaktet me qytetarët dhe ngritjen e shtabeve elektorale dhe grupeve të punës.

DEPUTETËT

Në mbledhjen e kësaj të enjteje me Grupin Parlamentar, Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetëve, drejtues politikë të qarqeve, se duhet të gjejnë kandidatët më të mirë për bashkitë.

Një deklaratë e Fatmir Xhafajt në mbledhjen e Kryesisë duket se ka krijuar debat mes deputetëve. Ka qenë deputeti Fatmir Velaj, i cili i kishte kërkuar sqarime Xhafajt për qëndrimin e tij ndaj kandidimit të deputetëve për kryetarë bashkish.

Para deputetëve, Xhafaj sqaroi se nuk është ai që kishte nxjerrë jashtë Kryesisë diskutimet e bëra në të dhe mbështeti qëndrimin e tij se, pavarësisht se në Kryesi kishte folur në parim, duhet të bëhet kujdes me tendencën e kandidimit të deputetëve për kryetarë bashkish.

Partia Socialiste do të garojë pesë deputetë të Grupit të saj Parlamentar për kryetarë bashkish dhe dy prefektë të sapoemëruar për dy bashki të mëdha. Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu, i cili ka kohë që po punon në zonë dhe është prezantuar edhe nga Kryeministri Rama.

Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për Bashkinë e Përrenjasit. Ndërsa pritet kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën. Dy deputetë të tjerë, Flamur Golemi dhe Ilir Xhangolli, pritet të dorëzojnë mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Gjirokastrës dhe të Pogradecit. Debati për luftën nuk i ka shpëtuar edhe mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist.

Deputeti i Lushnjës, Bujar Çela, ka pyetur drejtuesit e grupit se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit. “Do të kemi një qëndrim të unifikuar për 5 Majin, apo secili do të lavdërojë e do të ngrejë luftën e vetë dhe heronjtë e vetë”, mësohet të ketë pyetur Çela, i cili si përgjigje ka marrë porosinë për të marrë pjesë në Ditën e Dëshmorëve pranë veteranëve dhe familjarëve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI VENDIN E TIJ NË KOMBËTAREN GJERMANE/ Ja gjesti që pritet të shkaktojë sërish konflikte Ozil
Previous article ALEXIS SANCHEZ "NGEL NË DERË"/ Manchester United i jep 13 milion paund ta largojë tek...

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT