Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për Partinë Bindja Demokratike. Ajo ka kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe çregjistrimin e Partisë së Astrit Patozit.
Sipas saj, deri në 23 prill BD nuk ekzisonte si parti, prandaj regjistrimi i saj është i paligjshëm.
Partia Bashkimi Demokrat drejtohet nga Ylber Valteri , i cili u tërhoq nga zgjedhjet e 30 qershorit.


