Ish- kryeministri Sali Berisha si rrallë herë u ka kthyer përgjigje komentuesve. Në një status të fundit një prej ndjekësve e pyet se kur ka qenë më mirë në kohën e tij apo sot që qeveris Rama, Berisha edhe pse pranon se në qeverisjen e tij ka pasur të meta ato nuk mund të krahasohen me të sotmin.
“Doktor me respekt po t pyes .Ne kohen tende ishte me mir apo me keq ? T gjith kemi aq inteligjenc sa t mund t kuptojm , Dhe te ndajm ,Sadopak ndryshimet”, i shkruan një prej komentuesve.
Dhe më pas Berisha është përgjigjur kështu: Eri pavaresisht nga dobesite dhe te metat e me pareshme mendoj se asnje krahasim nuk mund te behet me narkoshtetin e sotem te Norieges.