• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sëmundjet dhe infeksionet seksualisht të trasmetueshme ose IST
Home
Shëndet

Sëmundjet dhe infeksionet seksualisht të trasmetueshme ose IST

16 December, 2017 g.autor Shëndet

Sipas  të dhënave të marra nga Dokumenti Strategjik dhe plani i veprimit për shëndetin seksual dhe riprodhues  2017-2021, aktualisht, niveli i përdorimit të metodave moderne kontraceptive është ende i ulët krahasuar me vende të tjera.

Sipas të dhënave te Studimit Demografik dhe Shëndetësor (ADHS, 2008/09) rezultoi se njohuritë mbi metodat e planifikimit familjar janë thuajse të plota në Shqipëri, ku rreth 99% e të intervistuarve të moshës 15-49 vjeç njohin të paktën një metodë të planifikimit familjar (moderne apo tradicionale).

Mes grave të reja të martuara të grup-moshës 15-29 vjeç, përqindja e atyre që përdorin kontraceptivët modern është disi më e lartë në vitin 2008-09 me 12.9%. Përdorimi aktual i kontraceptivëve modern nga gratë jo të martuara por seksualisht aktive ka qenë mjaft më i lartë në atë kohë me 28.7% 2,3 .

Nuk ka nevojë të alarmohemi por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm. Të jesh i vetëdijshëm të bën të dallosh sëmundjen më herët dhe të jetosh seksualitetin tënd në mënyrë pozitive dhe të shëndetshme.

Çfarë është një infeksion seksualisht i trasmetueshëm ?

IST quhen ato infeksione që kalojnë  nga një individ te tjetri nëpërmjet kontaktit seksual, gjenital, anal ose oral. Jo gjithmonë sëmundjet seksualisht të trasmetueshme kanë simptoma, prandaj është e rëndësishme të bëjmë seks të sigurtë.

Si merret një IST ?

IST merret nëpërmjet përhapjes së bakterieve, vuriseve apo parazitëve. Klamidia, gonorrhea dhe sifilizi shkaktohen nga bacteria. SIDA, herpesi gjenital, hepatitis, lythat gjenitale dhe kanceri gjenital shkaktohen nga viruset. Trihomona dhe morrat pubikë shkaktohen nga parazitët.

Cilat janë simptomat e IST ?

IST jo gjithmonë kanë simptoma, prandaj DUHET patjetër të testohemi. Sidoqoftë simptoma komune mudn të jenë:

-djegie gjatë urinimit

– dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

-hemorragji mbas seksit ose midis periodave

-lodhje, humbje peseh dhe djersitje gjatë natës

-fyt I thatë, fryrje te tiroideve apo qafës, temperaturë dhe dhimbje trupi

– mbetje nga vagina, penisi, ose pjesët gjenitale

-kruatje afër zonës gjenitale

Plagë ose gunga të vogla rreth penisit apo vaginës

Mund të marrin IST njerëzit që kanë vetëm një partner ?

Nëse je në një marrëdhënie të gjatë , partneri yt mund ta ketë marrë me herët pa e ditur. Duke parë që simptomat e IST nuk shfaqen për muaj me rradhë ose dhe vite, e vetmja mënyrë për ta ditur është testimi.

Jam në një marrëdhënie të gjatë, duhet të përdor preservativin ?

Zgjedhja është e jotja, nëse je në një marrëdhënie të gjatë dhe do të bësh seks pa preservative, në të sugjerojmë që bashkë më partnerin të testoheni. Mos harro që preservativat të ndihmojnë dhe për shtatzaninë e padëshiruar.

Si të ja them prindërve që kam IST ?

Gjëja kryesore që duhet bërë është relaksi. Të dish diagnozën dmth që mund të marrësh dhe një terapi. Siç them gjithmonë, edukimi është pushtet. Është e rëndësishme të flasësh dhe me partnerët e kaluar dhe me partnerin actual nëse testi yt është pozitiv. Nëse rolet do ishin të kundërta, ti do të doje ta dije, apo jo ? Nëse ke ndonjë sëmundje të pashërueshme duhet të ja komunikosh partnerit. Nëse nuk e bën kjo mudn të përbëjë dhe vepër penale.

Mund të kesh frikë nga refuzimi, nga gjykimi ose dhe turp. MOS KI. Fatmirësisht një pjesë e mirë e IST janë lehtë të kurueshme dhe të thjeshta për t’u trajtuar.  Mënyra më e mirë për të përballuar bisedën është sinqeriteti. Të jesh i hapur dhe i sinqertë ndaj pyetjeve dhe shqetësimeve që ata kënë është mënyra më e mirë për të përballuar sitiatën.  Nëse nuk ke akoma përgjigjet e testit, duhet të ju japësh kohen dhe hapësirën e duhur prindërve të tu.

Nëse te duhen më shumë informata rreth sëmundjeve seksualisht të trasmëtueshme, kliko këtë linkun këtu. Lexo manualin e përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nëse ke akoma pyetje, shko testohu.

Vetëm sepse je i ri nuk dmth që je i pamposhtur. Ki kujdes, tregohu i zgjuar, bëj testet e duhura dhe flit me partnerin.  Mos harro, jeta me një infeksion seksual është njësoj e bukur dhe e jetueshme . Mos ki frikë nga stigmat dhe paragjykimet e shoqërisë./ tabu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas këtyre fotove, vajzat s’do hanë më makarona. Djemtë do vdesin për to...
Previous article Shtatzania – koha e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionale

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT