• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPJEKJET PËR GRUSHT SHTETI/ BE bën thirrje për përmbajtje në Venezuelë
Home
Nderkombetare

PËRPJEKJET PËR GRUSHT SHTETI/ BE bën thirrje për përmbajtje në Venezuelë

1 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kriza në Venezuelë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, ka thënë e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Nicolas Maduro është shprehur, se disa ushtarë kanë rebeluar, por kryengritja ka dështuar.

Presidenti i vetëemëruar i Venezuelës, Juan Guaido kishtë bërë thirrje për “Operacionin liria” të martën (30.04), për rrëzimin e qeverisë së presidentit në detyrë, Nicolas Maduro. “Sot e kanë ndjekur thirrjen tonë, ushtarë të guximshëm, patriotë të guximshëm, njerëz të guximshëm që e mbështesin kushtetutën tonë”, tha ai në një video të shpërndarë në mediat sociale.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, SPD, që ndodhet aktualisht në një tur në Amerikën Latine, deklaroi, se qeveria gjermane e mbështet si edhe më parë Guaido. “Por ajo që nuk duam ne është që të flasin armët. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike, jo zgjidhje ushtarake”, shkroi Maas në Tëitter. Ndërkohë edhe presidenti i Brazilit, Bolsonaro u shpreh se e mbështet “kthesën demokratike” në Venezuelë.

Qeveria amerikane ndërkohë ka bërë të ditur, se ka pasur informacione, në bazë të të cilave, Nicolas Maduro po përgatitej për t’u larguar nga vendi. Por Rusia e ka bindur që të qëndrojë në vend, ka thënë Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo për CNN. “Ka kaluar shumë kohë që është parë Maduro. Ai ka pasur një avion gati në pistë. Siç e kuptojmë ne, ai ishte i gatshëm të largohej sot në mëngjes.” Vetëm pak më vonë, Maduro u shfaq në televizionin venezuelan, ndoshta si reagim pas fjalëve të Pompeos. Ai e deklaroi kryengritjen e disa ushtarëve si të dështuar. “Falënderoj udhëheqjen e ushtrisë për guximin në mbrojtjen e paqes”, tha Maduro./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË NOTRE-DAME/ Habit pornostarja: Unë e shijova, besimtarët janë...
Previous article "NË KËRKIM PËR VRASJE"/ Kanosje me armë e falsifikim vulash, arrestohen tre persona (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT