• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË KËRKIM PËR VRASJE”/ Kanosje me armë e falsifikim vulash, arrestohen tre persona (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË KËRKIM PËR VRASJE”/ Kanosje me armë e falsifikim vulash, arrestohen tre persona (VIDEO)

1 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga policia ditën e  sotme.

Në një njoftim, policia bën të ditur se ka rënë në prangat e policisë një 39 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest  me burg”, për kanosje me armë zjarri, ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

 

 

Ndërkohë, është arrestuar edhe një 24-vjeçar me inicialet Xh. H., i cili akuzohet për “Vrasja me dashje  e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu, në vijim të operacionit policorë të koduar “Llogaritari”, u kap edhe shtetasi  E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Plan masash për kapjen e personave  të shpallur në kërkim

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën dhe u ndaluan 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për  kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit  të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në  orët e para të mëngjesit bënë  të mundur  kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në  burg”. Më  datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e  Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit  Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje  e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në  vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi  E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPJEKJET PËR GRUSHT SHTETI/ BE bën thirrje për përmbajtje në Venezuelë
Previous article PERLA TURISTIKE E VERIUT/ Shëngjini GATI të presë turistët e pushuesit, ja pamjet fantastike

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT