• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË PJESË E NJË KOMUNIDETI TË…”/ Lleshaj: Policia duhet të merret me qytetarët së pari, pastaj me kriminelët
Home
Politikë

“JANË PJESË E NJË KOMUNIDETI TË…”/ Lleshaj: Policia duhet të merret me qytetarët së pari, pastaj me kriminelët

1 May, 2019 F.autor Politikë

“Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me një grup maturantësh në Kukës. Lleshja ka venë theksin se duhet të marrë fund marrëdhënia polic- qytetar, që është e ngritur mbi baza paragjykimi. Pra, sipas tij qytetarët nuk duhet ta shohin më Policinë si dashakeqëse që ka detyrë t’i vendosë gjoba, të ndëshkojë dhe të dëmtoj, ashtu sikurse nga ana tjetër edhe Policia duhet t’i shohë qytetarët më tepër si bashkëpunëtor.

 “Kontaktet janë e vetmja gjë, që bën që Policia dhe publiku ta kuptojnë njëri-tjetrin si një komunitet, pjesë e të njëjtit komunitet. Zakonisht dhe, për fat të keq edhe për shkak të historisë sonë, ne kemi tentuar që Policinë ta shohim si pjesën që ka detyrë të na kufizojë, ndëshkojë, gjobitë, dënojë, lidhë etj. Nga ana tjetër Policia e ka konsideruar publikun në mënyrë indiferente dhe është marrë vetëm me pjesën e keqe, ku janë ata njerëzit me probleme, kandidatët e mundshëm për të bërë krime, kriminelët e mundshëm, ose ata që janë ndërkohë kriminelë. Në fakt Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”, tha ministri.

“Policimi në Komunitet” është një nga programet që pritet të marrë “jetë” në Policinë e Shtetit, nëpërmjet së cilit synohet që të ofrohet më shumë siguri në shkolla, e ndërsa ftoi gjimnazistët ta shohin si mundësi konkrete bashkimin me Policinë e Shtetit.

“Policisë i duhen të rinj e të reja. Kështu që është shumë e rëndësishme që ju të mendoni për t’u bashkuar me Policinë e Shtetit në role të ndryshme. Për arsye se s’mund ta kërkojmë sigurinë që të na vijë nga të tjerët. Nuk mund të themi që – jo unë për vete nuk përfshihem, por sigurinë e dua. Sigurinë duhet ta ndërtojmë së bashku. Por në të njëjtën kohë duhet të jeni të bindur që përfshirja në Policinë e Shtetit është e lidhur me sfida të jashtëzakonshme”, u shpreh Lleshaj.

Ai e konsideroi sfidë çështjen e sigurisë publike dhe detyrë kryesore të Policisë së Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë që ka parandalimi i krimit përmes bashkëpunimit me qytetarët. Në këtë kontekst, Lleshaj përmendi mundësinë që të rinjtë e gjithë qytetarët, të denoncojnë në Polici edhe nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI I RI I "SAN PAOLO"/ Ja se si do duket stadiumi i Napolit pas rikonstruksionit (FOTO)
Previous article ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Patozi: Nuk garojmë në bashkitë ku ka kandidatë të pavarur, s’do...

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT