• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STARNDART I LARTË/ Manastirliu në Velipojë: Përparësi qendrave shëndetësore në zonat turistike
Home
Politikë

STARNDART I LARTË/ Manastirliu në Velipojë: Përparësi qendrave shëndetësore në zonat turistike

30 April, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbikëqyri nga afër investimin në qendrën shëndetësore të Velipojës, e cila u rehabilitua në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore moderne.

“Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor” -tha Manastirliu.

Manastirliu tha se me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë 2019, do të përparësohen pikat në zonat turistike. Ministrja prezantoi edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik.

“26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror, me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë” -tha Manastirliu.

Sipas njoftimit, qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë turistësh.

“Falë investimit në 37 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror” – tha ministrja. Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit.

“Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët” -tha Manastirliu.

Sipas njoftimit, mbi 40 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka nisur puna për finalizimin e planit të masave për t’ju përgjigjur më shpejt dhe me cilësi turistëve, për një sezon turistik të sigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IMPIANTI MODERN MERR FORMË/ Punimet drejt fundit, ja si duket nga brenda "Arena Kombëtare" (FOTO)
Previous article UEFA ZBARKON NË VLORË/ Ja detyrat që lanë për licencimin e stadiumit

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT