• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vjollca Hoxha shet 51 % të aksioneve, zbulohet blerësi dhe shuma
Home
Sociale

Vjollca Hoxha shet 51 % të aksioneve, zbulohet blerësi dhe shuma

15 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Valtelina, një nga përpunuesit më të mëdhenj të kafesë në vend, tregtues i markës Lori Caffe ka ndryshuar strukturën e aksionerëve.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Familja Hoxha, ka shitur 51% të aksioneve, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.

Transaksioni është regjistruar në 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.

5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.

Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.

Shitësit kanë ruajtur sipas kontratës të drejtën e riblerjes së aksioneve. “Kjo kontratë shitje kuotash i nënshtrohet kushtit të rishitësisht dhe shitësit kanë të drejtë të riblejnënga blerësi kuotat e tyre repsketive, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”, thuhet në kontratën e shit-blerjes.

Lori Caffe (Valtelina) është krijuar që në vitin 1995 dhe sipas faqes së saj në internet është prodhuesi më i madh i kafesë në vend. “Hapat e parë nisën me një pjekëse të thjeshtë, por pak kohë pas krijimit të saj, u vërtetuan vlerat e vërteta, çka bëri që dhe objektivi për të kapur majat në tregun shqiptar por edhe më gjerë, të kthehej në realitet”, thuhet në faqen e internetit.

Për vitin 2016 kompania realizoi të ardhura prej 526 milionë lekësh dhe fitim para taksave prej 94 milionë lekësh.

Blerësi ALB-ERK kishte të ardhura prej 323 milionë lekësh në vitin 2016, ndërsa fitimet para taksave ishin 21 milionë lekë, sipas të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në QKB. /monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndotja "zhduk" kryeqytetin e Maqedonisë, pamjet nga lart të Shkupit (Foto)
Previous article DEBATI I FINANCAVE/ Shifrat i “mbyllin" gojën PD-së

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT