Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” një vëmendje të veçantë i kushtojmë këndvështrimit të të huajve për Shqipërinë.
Giuseppe Mancino, italiani nga Bari së bashku me gruan e tij, ka plot 3 vite që jeton në Shqipëri, e pikërisht në Durrës, për të cilin ata shprehen se iu pëlqen pasi është i qetë dhe është qytet bregdetar.
Giuseppe ka pasion fotografinë, dhe kjo gjë është mjaft e evidentueshme ,ku mjafton të vizitosh profilin e tij në rrjete sociale, dhe e kupton shumë lehtë.
Ai fotografon momente të përditshmërisë duke tentuar të jenë sa më spontane, pa harruar që preferon më shumë fotot “bardhë e zi” pasi mendon se ngjyrat e shpërqëndrojnë shikuesin nga thelbi i fotos.
Në një intervistë që AlpeNews.al ka realizuar me të ndër të tjera shprehet: Tirana është shumë e bukur, e evoluar, dhe krejtësisht në përputhje me qytetet europiane.
Gjatë javës është dinamike dhe e zhurmshme prandaj idele për ne është që ta vizitojmë të dielën.
INTERVISTA E PLOTË (E përkthyer)
Sa vjet keni që jetoni në Shqipëri ?
Në vitin 2015 erdha për pushime vrerore së bashku me gruan time , ku vizituam Shqipërinë e Jugut.
Ngaqë na pëlqeu si vend nga tetori deri në dhjetor të po atij viti erdhëm disa herë në Durrës dhe nuk kaloi shumë pasi u vendosëm këtu.
Përse keni zgjedhur Durrësin si vendbanimin tuaj?
Na pëlqente. Është i qetë, i jetueshëm dhe ka pamje të detit.
Është gjithashtu i lidhur me qytetin tonë të vendlindjes, Bari.
Cili është qyteti që pëlqeni më shumë në Shqipëri ?
Korça.
Çfarë mendoni për klimën e vendit tonë?
Është një klime ideale, dhe pothuajse identike me klimën e vendit tonë të lindjes.
Një opinion për kryeqytetin e Tiranës?
Tirana është shumë e bukur, e evoluar, dhe krejtësisht në përputhje me qytetet europiane.
Gjatë javës është dinamike dhe e zhurmshme prandaj ideale për ne është që ta vizitojmë të dielën.
INTERVISTA
Da quanti anni vivi in Albania?
Nell’agosto 2015 sono venuto per una vacanza estiva con mia moglie, abbiamo visitato il sud dell’albania. Da ottobre a dicembre siamo venuti diverse volte a Durazzo e dopo poco ci siamo stabiliti qui.
Perché avete scelto Durazzo per vivere?
Ci è piaciuta. E’ tranquilla, vivibile e si affaccia sul mare. E’ anche ben collegata con la nostra città che è Bari.
Quale è la città che vi piace di più in Albania?
Korcia.
Che ne pensate per la clima e il nostro paese?
Ideale, identico a quello dalla nostra città natale.
Una opinione per il capitale Tirana
Molto bella, evoluta e del tutto in linea con le altre capitali europee, troppo caotica in settimana, l’ideale per noi è visitarla di domenica
AlpeNews.al ju sjell edhe disa foto që Giuseppe iu ka bërë qyteteve si Tirana dhe Durrësi:
Përgatiti: AlpeNews.al