Militantet e PD me ne krye ish-deputetet demokrate Bardh Spahia e Flamur Noka kane bllokuar uren e Bahçallekut duke djegur goma dhe duke u perplasur me policine.
Ky bllokim rruge me goma qe digjen dhe perplasje, ka shkaktuar edhe bllokimin e nje ambulance e cila ishte rruges per ne spital por qe eshte kthyer mbrapsht per shkak te bllokimit te ures.
Por jo vetem kaq. Ky bllokim ka shkaktuar edhe kosto financiare per qytetaret. Burimet bejne me dije se 15 qytetare shkodrane humben avionin ne Rinas pas bllokimit ures nga PD.
Mesohet se udhetaret qe humben avionin duke cuar keshtu dem parate, do te udhetonin drejt Austrise dhe drejt Italise me linjat perkatese.
Me heret edhe prifti katolit i cili ishte nisur per nje ceremonine mortore, mesohet nga te pranishmirt se eshte bllokuar nga PDne uren e Bahcallekut.





