Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar krijimin e partisë “Bindja Demokratike”, e kryesuar nga ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit”, në “News24”, Basha tha se ajo është krijuar për “pjesëmarrje në zgjedhje me opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë”.
“Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti por janë kthyer kundër PD pasi kanë humbur karrigen. PD është bindje, ideal, është vlerë. Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje me opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë. Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë”, tha Kreu i PD-së.