Hetimet për zbardhjen e megagrabitjes në Rinas janë në vijim e sipër. Ndërsa deri më tani janë pesë të arrestuarit që kanë lidhje me ngjarjen, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe bashkëshorten gjermane të njërit prej tyre, e Renaldo Sulës.
Nuk dihet lidhja që mund të ketë kjo e fundit me ngjarjen, por mësohet se shtetësja gjermane po jep dëshminë e saj në këto momente.
Bashkëshorti i saj Renaldo Sula u la dje nën masën arrest me burg ngaGjykata e Kriemve të Rënda së bashku me Saimir Çelën dhe Oltion Veselin. Një ditë para tyre edhe për dëshmitarin e drejtësië, Alkond Bengasin, gjykata dha të njejtën masë.


