• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE NË VLORË/ Vajza 11-vjeçare vari veten, e gjeti vëllai. Çfarë thonë familjarët
Home
Breaking News

TRAGJIKE NË VLORË/ Vajza 11-vjeçare vari veten, e gjeti vëllai. Çfarë thonë familjarët

25 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mister pas vdekjes tragjike te vajzës se mitur, vetëm 11 vjeçe, qe i dha fund jetës duke varur veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Babicë, vetëm disa kilometra larg qytetit të Vlorës.

E mitura mbërriti e pajetë në spitalin rajonal. Ngjarja ka ndodhur mesditën e ditës së djeshme. Ajo u gjet nga vëllai i saj i vogël në banjë, i cili i tmerruar nga ajo që i panë sytë lajmëroi menjëherë prindërit. 11-vjeçarja është gjetur e varur dhe pavarësisht se familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë në tentativë për ta rikthyer në jetë, nuk kanë mundur dot. Sipas informacioneve nga Policia, vajza është gjetur nga i vëllai i saj në banjën që kishin ngjitur me banesën e tyre.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk kishin asgjë në dorë, pasi nuk paraqiste shenja jete. Vajza është identifikuar me inicialet L.M., ndërsa nga informacionet e përcjella nga të afërm dhe Policia mësohet se në banjën ku edhe është gjetur vajza, është gjetur gjithashtu edhe një litar.

Trupi i 11-vjeçares u dërgua në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të miturës. Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar 11-vjeçaren drejt vetëflijimit.

Familjarët thonë se vajza nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që të tregonte se ishte prekur nga depresioni. Nuk përjashtohet fakti që e mitura të ketë përjetuar keq ndonjë situatë apo debat mes saj dhe familjarëve apo shokëve e shoqeve në shkollë. Pritet që Policia të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND SHERRI/ Melinda Ademi i kërkon publikisht falje Taynës (FOTO)
Previous article PIRAMIDA QENDËR E TEKNOLOGJISË/ Veliaj: Unë besoj se kemi mjaftueshëm...

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT