Sot në Kryeministri prezantohet projekti i transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni. I pranishëm gjatë prezantimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në dy muajt që vijojnë do fillojnë punimet për këtë projekt.
“Unë besoj se kemi mjaftueshëm përvoja, tani që është bërë bashkë ky komunitet, mendoj që kemi përbërësit për një tjetër histori suksesi. Kur ne shqiptarët punojmë mund të kemi mrekulli të tjera. Ne kemi bërë pak konture para piramidës, kemi parë si mbushet me jetë gjithë ajo alternativë. Kur mendoj që unë u përfshiva në politikë s’kishte dalë Instagrami. Për sa i përket kalendarit të punimeve në dy muajt që vijojnë do fillojmë punimet. Mbaj mend “Pazarin e ri” që morri alternativat e punimeve. Ne gjithë kthehemi në një skuadër supervizoresh. “-u shpreh ai.


