Ministrja e Marrëdhënieve me parlamentin ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste se nuk do shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe zgjedhjet nuk mund të ndaalohen vetëm sepse disa parti politike kanë vendosur t’i bojkotojnë.
“Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhore me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ata janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t’u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë por në zgjedhje.
Asnjë forcë politike nuk e ka lënë mendja t’i heqë shqiptarëve të drejtën për të votuar. Është një turp që PD ka zgjedhur që t’i lërë në rrugë zgjedhësit e saj. Është hera e parë që një parti nuk hyn në zgjedhje dhe këtë e konsideron fitore. Ne jemi duke punuar. Sot filloi puna për organizimin në territor. Afati i fundit është 13 Maj. Ne do të bëjmë përzgjedhjet më të mira për shqiptarët. Jemi të vendosur ta çojmë Shqipërisë përpara. Ne do hyjmë në zgjedhje dhe gjithçka tjetër varet nga oferta jonë për qytetarët”, u shpreh Spiropali.


