• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONIKA KRYEMADHI “I SHKON” NË LAGJE BASHËS/ “Këshillohet” me bashkëshorten e tij (VIDEO)
Home
Politikë

MONIKA KRYEMADHI “I SHKON” NË LAGJE BASHËS/ “Këshillohet” me bashkëshorten e tij (VIDEO)

24 April, 2019 F.autor Politikë

Të dyja janë filmuar teksa kanë konsumuar një kafe të gjatë me njëra-tjetrën. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por është e dukshme që bisedat e kafes nuk kanë mjaftuar, pasi teksa kanë dalë nga lokali për tu ndarë me njëra-tjetrën, Aurela Basha dhe Kryemadhi kanë biseduar thuajse për 15 minuta të tjera.

Të konsideruar dy ish-kundërshtarë të fortë politikë, të betuar për të mos lidhur aleancë me njëri-tjetrin, tashmë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë së bashku në një koalicion zgjedhor, që në fakt, në kundërshti të fortë me emrin e tij “zgjedhor”, është për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, përsakohë sipas tyre, kryeministër do të jetë Edi Rama. Në një vendim ekstrem për të lënë Parlamentin dhe për të dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, opozita e bashkuar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me disa aleatë me historik të majtë e të djathtë, siç janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dash Shehi, Vangjel Dule e Shpëtim Idrizi.

Por marrëdhënia e PD-së dhe LSI-së duket se është më e ngushtë se kaq. Një lidhje e veçantë është edhe mes kryetares së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe bashkëshortes së liderit demokrat Lulzim Basha, Aurelës. Të dyja janë filmuar teksa kanë konsumuar një kafe të gjatë me njëra-tjetrën. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por është e dukshme që bisedat e kafes nuk kanë mjaftuar, pasi teksa kanë dalë nga lokali për tu ndarë me njëra-tjetrën, Aurela Basha dhe Kryemadhi kanë biseduar thuajse për 15 minuta të tjera.

Monika Kryemadhi i kishte ardhur në lagje Aurela Bashës, pranë stadiumit “Qemal Stafa” ku ajo banon, e shoqëruar me makinë nga truproja i saj, dhe një mike.

Aurela Basha është parë krah kryedemokratit Basha në disa prej protestave të mbajtura kundër qeverisë Rama, përmes së cilave kërkohet krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtjes më tej të zgjedhjeve të parakohshme. Nuk ka qenë shumë prezente, pasi është shfaqur vetëm në momentet e ecjes së Bashës nga selia për në kryeministri apo Parlament. Por ky takim mes saj dhe kryetares së LSI-së, lë të kuptosh se Aurela nuk është thjesht bashkëshortja që shoqëron Lulzim Bashën në ‘ecjen’ drejt protestës.

Nuk dihet nëse është Monika Kryemadhi ajo që ka më shumë ndikim në bisedë me planet e saj të të protestuarit, apo nëse edhe Aurela Basha, si bashkëshorte e kryedemokratit tashmë pa mandat deputeti, ka peshën e saj në këtë skenar. Por nga sa u pa nga biseda mes tyre, Kryemadhi ishte më shumë në rolin e “dëgjueses”.

Opozita e bashkuar duke nisur nga nesër do të nisë një valë tjetër protestash antiqeveritare duke ju kthyer një skeme të vjetër tubimi: asaj të bllokimit të rrugëve në akset kryesore në vend, që më shumë se sa goditje për qeverinë është përkthyer në revoltë të qytetarëve që kanë mbetur gjatë të bllokuar në rrugë.

Më 11 maj është caktuar të mbahet edhe protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet pasdite, në orën 18:30 para Kryeministrisë.

Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke mbajtur vetëm atë holandeze, edhe pse ligji në Holandë e lejon dyshtetësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIMET NË AKSIN BURREL-KLOS/ Sonila Qato: Vonesat kanë ardhur nga ... (VIDEO)
Previous article PRITET CEREMONIA/ Ja kush shpallet lojtari i vitit në Premier League

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT