• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E FILMUAN BEBEN, IA VENDOSËN VAJZËN NË GJI”/ Familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjën në duar (VIDEO)
Home
Breaking News

“E FILMUAN BEBEN, IA VENDOSËN VAJZËN NË GJI”/ Familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjën në duar (VIDEO)

24 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në maternitetin e Elbasanit. Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes. U tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kadiologu erdhi tre orë me vonesë.

Ndërsa ditën e sotme, familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrovës kanë protestuar sot para Gjykatës kundër mjekëve. Sipas tyre ata janë përgjegjësit e vetëm për humbjen e vajzës së tyre.

Mes britmave dhe dhembjes ata tregojnë se vajza ka qenë shumë mirë pas operacionit, ndërsa në duar mbajnë dhe foshnjen e porsalindur.

Sipas babait të Rexhinës, gjendja e vajzës pas lindjes ka qenë e mirë. Ai tregon se kanë qenë vetë mjekët ata që i kanë çuar edhe foshnjën në gji dhe se gjithçka ndodhi për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha.

Ndërsa që bashkëshorti i saj Algert Debrova është shprehur se gjatë gjithë shtatzënisë Rexhina është ndjekur nga një mjek, dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Bashkëshorti i Rexhinës shprehet:

Kjo çështje nuk kalon me kaq, kur doli nga operacioni erdhën dhe në thanë që Rexhina ishte mirë, pas tre orësh na thanë që ishte keq. Rexhina iu kishte thënë mjekëve që nuk po mbushej me frymë, dhe reagimi i tyre ka qenë shumë i vonuar.”
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekët e spitalit të këtij qyteti, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano. Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.

Nga ana tjetër kundër këtyre arrestimeve, mjekët e spitalit të Elbasanit kanë protestuar dje, duke u shprehur se vdekja nuk ka ardhur për faj të bluzave të bardha.

Ditën e djeshme dolën edhe rezultatet e autopsisë të trupi të 25-vjeçares, ku rezulton se vdekja e Rexhinës ka ardhur nga koagulimi. Bëhet fjalë për një mpikje gjaku, e cila çon në trashjen e gjakut deri në tharjen e tij përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi koagulimi është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Sfida e “Bindjes Demokratike” është thjesht me veten e vet
Previous article SYNON PËRFORCIME TË MËDH NË VERË/ Milani në negociata me brazilianin e "Katalanasve", ja shifra e çmendur.

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT