Ndoshta për herë të parë në Tiranë ndodh që policia të referojë një rast në Prokurori pasi pasagjerët e një autobusi kanë rënë nga frenimi i fortë.
51-vjeçari dyshohet se rreth orës 14:20, duke drejtuar autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, tip “Irisbus”, ka frenuar fort, ku si pasojë janë rrëzuar në ambientet e brendshme të autobusit, pasagjeret E. D., M. H. dhe S. R, 36 vjeç, 40 vjeç dhe 53 vjeç, banuese në Tiranë, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.


