• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj siguron homologun francez: Shqipëria jo më në listën e vendeve…
Home
Shqipëri

Xhafaj siguron homologun francez: Shqipëria jo më në listën e vendeve…

15 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë. Ky takim në kryeqytetin shqiptar vjen pas dy të tillëve, mbajtur në Paris, në muajt Korrik dhe Nëntor të këtij viti.

Të dy ministrat vlerësuan marrëdhënien shumë të mirë të krijuar edhe në nivel vendimmarrës në Ministritë dhe Policitë e dy vendeve, që përmes rritjes së besimit reciprok, ndikon në konsolidimin e rezultateve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.

Ministri Collomb u shpreh gjatë takimit se krimi nuk ka nacionalitet, por është transnacional, e në të implikohen shtetas të ndryshëm nga vende të ndryshme. Kjo sipas tij, imponon krijimin e një marrëdhënie të re mes vendeve, në këtë luftë. Ministri francez e mbështeti kërkesën e ministrit Xhafaj dhe premtoi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, atashimin pranë Policisë shqiptare të dy oficerëve të specializuar në luftën ndaj grupeve kriminale dhe pastrimit të parave, krahas atyre të ardhur nga SHBA dhe Gjermania.

 

Ministri Xhafaj e njohu ministrin francez dhe i prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme. Ai u ndal tek lufta antikanabis dhe nënvizoi se janë marrë masat për vitin 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë në listën e vendeve ku kultivohet kanabis. Ministri Collomb vlerësoi rezultatet dhe shprehu besimin se do të jenë të qëndrueshme, duke theksuar se ato nuk janë një arritje pozitive vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e BE-së.

Zoti Collomb vlerësoi punë e bërë në këto muaj nga pala shqiptare për masat shtesë në pikat e kalimit kufitar në kuadër të frenimit të migracionit të parregullt dhe azil kërkimit. Ai njohu sukseset e arritura, i bindur se do të vijohet me të njëjtin vullnet. Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi gjatë takimit të dy delegacioneve se mbetet për t’u zgjidhur, së bashku, çështja e flukseve migratore, përfshi minorenët e pashoqëruar.

Çështja e migracionit të paligjshëm, u shpreh Collomb, kërkon zgjidhje nga të dy palët. Edhe rregullat që janë sot në fuqi në Francë, kanë nevojë për përmirësim, shtoi ai. Procedurat për azil në Francë marrin shumë kohë dhe aktualisht ka një vakum juridik, e cila dikton nevojën e reformimit në këtë aspekt. Në fund të takimit të dy delegacioneve, ministrat firmosën marrëveshjen administrative “Për forcimin e bashkëpunimit policor operacional dhe pritjen e punonjësve të Policisë shqiptare në mision në Francë”.

Marrëveshja dypalëshe e vendos në një fazë të re bashkëpunimin midis dy ministrive dhe mbështetet në besimin në rritje dhe aftësitë profesionale të policisë shqiptare. Policia e Shtetit do të dërgojë në Francë oficerë të saj, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të fenomenit të azil kërkimit, për një shkëmbim më të mirë të informacionit, analizën e thelluar të tij dhe përsosjen e formave të bashkëpunimit. Marrëveshja i hap rrugë dhe hedh bazat, drejt një faze tjetër bashkëpunimi të dy vendeve, për hetime më të thella, ndërtuar mbi punën e skuadrave të përbashkëta të policisë franceze dhe asaj shqiptare, veçanërisht për grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndodh në Tiranë/ Shoferi i urbanit frenon fort, rrëzohen 3 pasagjeret, ja çfarë bën policia
Previous article Ish-banorja e BBA që u diagnostikua me talasemi, në pritje të një bebi të dytë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT