• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Gjoba bizneseve pa kamera sigurie, afati i fundit i vendosjes është deri në…
Home
Ekonomi
Biznes

Gjoba bizneseve pa kamera sigurie, afati i fundit i vendosjes është deri në…

15 December, 2017 k.autor Biznes, Breaking News, Ekonomi

Ligji për sigurinë publike u jep afat deri më 28 dhjetor bizneseve për të vendosur kamera sigurie. Në të kundërt bizneset do të gjobiten nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Policia e Shtetit u ka çuar një letër pjesës më të madhe të biznesve, që të pajisen me kamera deri në 28 dhjetor, pasi me kalimin e këtij afati do të vendosen gjoba.

Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike. Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera.

Vet bizneset nuk ishin të informuara për masat shtesë që duhet të merrnin, kur u ka mbërritur letra e Policisë. Uniformat blu do të bëjnë kontrolle tek bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t’i pajisë ato me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”. Kush nuk merr certifikatën, atëherë gjobitet. “Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”, – parashikon ligji i ri për sigurinë publike.

Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobuzët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Edhe për isntitucionet publike parashikohen gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira
Previous article LIVE/ Rama-Zaev: Gjuha shqipe prioritare, të shtrihet në gjithë Maqedoninë

k.autor

Postime të ngjashme

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT