“Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbrit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë eksesin e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve. Do punojmë që së bashku të mundësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, duke krijuar mekanizmat e duhur për reduktimin e masave. Synojmë përkrahje për nxitjen e eksportit.
Këto masa janë pjesë e qasjes sonë në zhvillimin ekonomik për krijimin e zonës rajonale-ekonomike. Objekti i kësaj mbledhjeje është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar. Ne ndajmë pasuri ujore të jashtëzakonshme. Ne kemi privilegjin e madh të gjendemi në brigjet e Prespës e Ohrit ndaj dhe është koha të vlerësojmë qasjen e përbashkët dhe t’i vlerësojmë këto pasuri. Rivlerësimi i kuadrit ligjor është aspekt tjetër. Duhet të nisë një analizë dhe të merren masa për këtë kuadër. Ne nuk lejojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten ende të pazbatuara. Është koha t’i riaktivizojmë ato. Komiteti Ekonomik do të mblidhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
“Gjuha shqipe të shtrihet në gjithë Maqedoninë”
Kryeministri Edi Rama theksoi se mbetet me rëndësi implementimi i dygjuhësisë nga Maqedonia, përmes shtrirjes së gjuhës shqipe në të gjithë vendin. “Shpresoj që ligji për shtrirjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt. Alfabeti i manastiritt duhet të transformohet si një qendër kulturore dhe artistike. Simbolika flet shumë për të gjithë sëbashku. Ne kemi punuar dhe do të punojmë për mirëqenien dhe për sigurinë e plotë të potencialit të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Miratimi i ligjit të ri, qeveria ka përmbushur një hap madhor në drejtim të respektimit të pakicave në të gjithë territorin. Ne nesër do të vizitojmë bashkinë e Pustenit, një bashki që në numër të vogël por që për ne ka një kuptim të veçantë si një territor ku duhet të mbizotërojë shembulli i respektit dhe garantimi i barazisë së plotë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë“, tha Rama.
Kreu i qeverisë i premtoi Zaevit mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Shqipëria do vijojë të mbështetëse me të gjitha focat anëtarësimin e Maqeodnisë në NATO-s si një investim i fuyqishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Një NATO pa Maqedoninë është e cunguar”, tha Rama. Rama falenderoi Zaev edhe për solidarizmin dhe ndihmën e ofruar pas përmbytjeve të fundit në disa zonave të vendit.
Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev vuri theksin te thellimi i bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe siguri.
“Marrëdhëniet fqinjësore kanë domethënien e paqes e stabilitetit në rajon, por edhe ndihmojnë për anëtarësimin në BE. Qëllimet e dëshiruara mund t’i arrijmë vetëm me fqinjësi të përbashkët. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta. BE dhe NATO nuk janë vetëm interesa politike. Jemi të përkushtuar për një shoqëri qytetare me mundësi të barabarta për të gjithë. Jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin. Të kalojmë pengesat dhe identifikojmë mundësitë e përbashkëta që do të mundësojnë ndërveprimin mes dy vendeve. Të përshpejtojmë projektet në infrastrukturë dhe siguri. Do t’i përkushtohemi të gjitha mundësive që do paraqesin lehtësi mes qytetarëve”, deklaroi Zaev.
ERTV Live😊: Konferenca e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave 🇦🇱🇲🇰
Posted by Edi Rama on Freitag, 15. Dezember 2017
Nënshkruhen marrëveshjet mes qeverisë Shqiptare dhe asaj Maqedonase.
ERTV Live😊: Shqipëri – Maqedoni, nënshkruhen marrëveshjet ndërqeveritare🇦🇱🇲🇰
Posted by Edi Rama on Freitag, 15. Dezember 2017
Ka nisur mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec. Rama theksoi në fjalën e tij se Shqipëria ëshë mikja e Maqedonisë. “Tani do fillojë një kapitull I ri në marrëdhëniet mes fqinjësisë sonë.
Mbledhja e dy qeverive pritet të zhvillohet sot dhe nesër në Pogradec. Ndërkohë pritet që të dy homologët të japin një konferencë të përbashkët në 16:30. Sakaq Rama theksoi se deklaratat që do të nënshkruhen do të jenë konkrete, theksoi Rama.
” Më lejoni këtë rast se askush se sa ne, rihapjen e një cikli të ri. Si me Maqedoninë, me SHBA, apo dhe me Bashkimin Europian. Të gjithë jemi dëshmitarë, se qasje të këtilla nxiten nga dëshira për të përfituar shoqëri dhe media të lira, demokratike. Me të njëjtin inkurajim vlerësuam, dhe ndërmorëm hapa konkretë si për investimin, por edhe për zhvillimin pozitiv ekonomik të rajonit. Lidhur me këtë, ne i kemi rigjallëruar pozitivisht kontaktet, dhe marrëdhëniet. Që nga Samiti i Triestes, në Takimin në Durrës, apo ai i fundit në Sofje. Besoj se për këto dhe shumë arsye të tjera, do të konsiderohet si një moment kyç për të dyja vendet. Jo për faktin se është i vetmi takim i organizuar historik i parë mes dy vendeve. Anxenda jonë e punës ka një qasje konkrete, përfaqësore dhe synon një stad të ri. Qëllimi është të punojmë më tepër për qytetarët tanë, dhe zhvillimin europian të dyja vendeve”, u shpreh Rama.
“Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbrit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë eksesin e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve. Do punojmë që së bashku të mundësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, duke krijuar mekanizmat e duhur për reduktimin e masave. Synojmë përkrahje për nxitjen e eksportit.
Këto masa janë pjesë e qasjes sonë në zhvillimin ekonomik për krijimin e zonës rajonale-ekonomike. Objekti i kësaj mbledhjeje është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar. Ne ndajmë pasuri ujore të jashtëzakonshme. Ne kemi privilegjin e madh të gjendemi në brigjet e Prespës e Ohrit ndaj dhe është koha të vlerësojmë qasjen e përbashkët dhe t’i vlerësojmë këto pasuri. Rivlerësimi i kuadrit ligjor është aspekt tjetër. Duhet të nisë një analizë dhe të merren masa për këtë kuadër. Ne nuk lejojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten ende të pazbatuara. Është koha t’i riaktivizojmë ato. Komiteti Ekonomik do të mblidhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Kryeministri Rama në fjalën e tij hapëse dha mbështetje të plotë dhe e cilësoi të paplotësuar NATO-n, nëse nuk anëtarësohet edhe Maqedonia.
“Shqipëria do vijojë ta mbështesë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO. Pa Maqedoninë në NATO kuadri tërësor i është i Aleancës euroatlantike mbetet i cunguar”,- tha Rama.
AXHENDA E TAKIMEVE
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Maqedonisë do të zhvillojnë takimin e parë të përbashkët ndërqeveritar në 15 dhjetor, në Pogradec.
Të dy kabinetet qeveritare do të takohen të premten në “Hymeti Palace”, në orën 14.30. Në orën 16.30, Kryeministri Rama dhe homologu i tij Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumenta të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.
Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave.
Në datën 16, Kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë Pustecin, ku do të priten nga autoritetet vendase dhe do të asistojnë në dorëzimin e mjeteve mësimore për studentët e një shkolle lokale.
vijon
Përgatiti: AlpeNews.al
ERTV Live😊: Nis sesioni plenar i Mbledhjes së dy Qeverive 🇦🇱🇲🇰
Posted by Edi Rama on Freitag, 15. Dezember 2017