Perplaset per vdekje nje 27-vjeçar, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas te dhenave te para mesohet se shtetasi S.V., 27 vjeç, eshte gjetur ne ane te rruges, i gjakosur. Me pas ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Informacioni paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.