Një vajzë 5 vjeçe është zhdukur në Tiranë që nga pasditja e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonë e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se vajza 5 vjeçe ka dalë pasdite për të luajtur me shoqet e saj dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.
Këta të fundit kanë bërë denoncimin dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.


