Në 9 prill të këtij viti u grabitën miliona euro në aeroportin e Rinasit. Nga dita e grabitjes e deri më sot kanë vazhduar hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve edhe pse njëri prej tyre Admir Murataj mbeti I pajetë. Policia ka ndaluar katër persona, të dyshuar si të implikuar në grabitjen e ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet se u grabitën 10 milion euro. Mësohet se ata janë Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela.
Ndërkohë sot për grabitjen është shoqëruar dhe një person tjetër, i cili ishte punonjës në një servis në Elbasan, ku dyshohet se është bërë modifikimi i furgonit që u përfor për grabitjen. Mësohet se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera nga ana e pronarit pikërisht Klement Cala, i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij.
Kanë dalë pamjet nga servisi ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni i grabitjes së Rinasit, si furgon i Hetimit Tatimor. Servisi ndodhet në aksin e vjetër rrugor, pranë metarlugjikut dhe është në pronësi të Gent Sharrës i cili është shoqëruar në polici.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON, e servisit ku është modifikuar furgoni në grabitjen e Rinasit:
Përgatiti: AlpeNews.al






