• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E DHIMBSHME E JOLANDËS/ E la burri me dy fëmijë për serben: Ajo më dërgonte foto nga resortet në Turqi, kurse ai…
Home
Sociale

HISTORIA E DHIMBSHME E JOLANDËS/ E la burri me dy fëmijë për serben: Ajo më dërgonte foto nga resortet në Turqi, kurse ai…

21 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashurisë, ajo zbulon faktin tronditës në një mënyrë të pa imagjinueshme. E dashura e bashkëshortit i dërgon fotot “live” nga një shtet tjetër, si një mesazh se ajo martesë kishte përfunduar.

“Unë vij nga Lezha, u njoha me një djalë nga Maqedonia, u fejuam, u martuam çdo gjë në rregull. Një jetë shumë të lumtur, linda edhe dy djemtë. Bashkëshorti u njoh përmes rrjeteve sociale me një sebre që jeton në Kroaci dhe i komentonte në çdo foto të tij. Durova disa ditë, bëja sikur nuk dija gjë, por ai u largua, rrinte i mërzitur. Në shtëpi nuk vinte fare, qëndronte tek hoteli, unë qaja natë e ditë, nuk dija çfarë të bëja. Një natë më merr në telefon dhe më thotë zbrit poshtë dhe më bëj valixhen gati se do iki në Gjermani për punë, se merrej me tregti makinash.

 

Serbja më dërgon foto që ishin bashkë duke kaluar bukur në një resort në Turqi. Kur i pash fotot ngela pa fjalë, nisa të bërtisja, të qaja, se si më gënjeu. Më pas më mori në telefon, por ai nuk dinte gjë që kisha parë fotot dhe më thotë: “Zemër, çfarë po bën?” Pasi i tregova vjehrrës dhe të gjithëve, sapo u kthye i thashë ti ke qenë me serben dhe ai e mohoi, duke u betuar për fëmijët. Ajo ishte gjëja më e dhimbshme… ti nuk je më burri im. Kur pa fotot nuk u kthye më në shtëpi. Unë qëndrova disa ditë dhe më filloi tensioni i lartë. Kurrë nuk e harroj që merrja djalin natën nëpër borë, ikja tek hoteli dhe kontrolloja për atë, shikoja ku rrinte. Ai vinte më sillte rrobat dhe thoshte që atë e kam për jetë luksi dhe e dua, madje më kalonte edhe atë në telefon disa herë”, tregon Jolanda në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

 Jolanda tregon që të gjitha vështirësitë i ka kaluar me djalin e madh dhe familjen e saj. Babai i ka vdekur dhe në atë periudhë edhe nëna ishte e shtruar në spital nga zemra. Vëllai i saj, teksa ishin vetëm në shtëpi kishte blerë fotoksinë dhe vdiq pranë motrës.

“Sa shkova në Maqedoni më vjen lajmi që më vdiq nëna dhe u ktheva përsëri, mbeta e vetme edhe në Lezhë dhe atje. Kur u ktheva tentova të vrisja veten dhe rashë pa ndjenja, por zoti më shpëtoi. Më mbuluan me batanije vjehrra me burrin, më kujtuan të vdekur, ndërsa djemtë qanin. Por u zgjova pas disa orësh dhe nuk lëvizja dot, me vështirësi mora telefonin dhe thirra ambulancën. Kur vjen ambulanca vjehrra i thotë nuk kemi njeri të sëmurë. Bashkëshorti iku tek ajo tjetra dhe erdhi pasdite për të ngrënë tek ne. Edhe më thotë djalin e madh mbaje ti, ndërsa të voglit i jep 300 Euro dhe i thotë të rrinte atje me atë. Ai iku nga makina e tij me lot në sy, i hodhi lekët dhe erdhi me ne në autobus. U ktheva në Lezhë, por atje nuk kisha asnjë dhe qëndrova tek vëllai tjetër. Fëmijët nuk duan të flasin me të atin. Ai tani ka një vajzë me serben, kanë pesë vite pa u takuar, por unë e marr në telefon që mos të shkëputen. Sot dy fëmijët i kam thirrur që t’i them, se unë do jem pranë tyre me gjithë fuqinë e zemrës dhe shpirtit deri në fund të jetës”, tregoi ajo..

E rëndësishme është të ecësh përpara, pavarësisht vështirësive dhe Jolanda e ka bërë megjithëse krejt e vetme. Ajo dhe fëmijët i kanë dhënë forcë njëri-tjetrit në kohërat më të vështira. Nuk është e vështirë të bëhesh prind, por të dish të sillesh si i tillë. Kjo nënë meriton respekt për sakrificat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Everton-Manchester United, Walcott "trullos" Djajtë e Kuq"
Previous article LIVE/ Everton-Manchester United, Lucas Digne thellon shifrat për vendasit

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT