Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu për situatën politike në vend është shprehur se nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale.
Ai theksoi se një marrëveshje Basha-Rama, e dirigjuar nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik. Sipas tij Berisha do të sjellë destabilizim të vendit dhe tha se ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e ish-kryeministrit përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit.
“Ndërkombëtarët janë lodhur me Bashën. Sali Berisha kërcënon me destabilizim, që të ulet në negociata. Ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e Berishës përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit. Amerikanët thonë troç, inkurajojmë deputetët e rinj. Basha i vetmi lider në botë, që shkatërron opozitën. Në opozitë ke nevojë për bashkim, por kreu i saj vetëm largon, lista e tradhtarëve është më e gjatë e qëndrestarëve”, -është shprehur Spahiu


