• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH E VRAU ADMIR MURATAJ? Flet ministri i Brendshëm: Media fantazon. Nuk…
Home
Politikë

KUSH E VRAU ADMIR MURATAJ? Flet ministri i Brendshëm: Media fantazon. Nuk…

19 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Punëve të Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se i duhet lënë në dorë organeve që po hetojnë, zbardhja e grabitjes në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, duke thënë se do të jenë pikërisht këto hetime që do të saktësojnë nëse Admir Murataj është vrarë nga policia apo jo. I ftuar në “Repolitix”, ministri thotë se nuk është interesuar të dije se si shkojnë hetimet, por shtoi se nuk beson që të kenë qenë anëtarët e bandës ata që vranë kreun e grupit.

“Zërat në media është e kotë të komentohen, ose media fantazon ose media ka marrë informacione sekrete nga një dosje që është në hetim. Sa i përket dosjes nuk kam dijeni, nuk kam kompetencë të kem dijeni për dosjen. As mund t’i pohoj as ti mohoj ato që thotë media. Unë besoj se janë fantazi se kam besim tek integriteti i njerëzve që po merren me hetimin. Ka pasur një deklaratë të policisë që i mohon këto. Kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese sepse njëri nga anëtarët e saj ka mbetur i vrarë. Është një supozim i madh që ministri i fut hundët në dosje, e para nuk më lejohet, e dyta nuk jam i interesuar, sepse nuk më intereson në nivelin edhe personal. Kureshtja ime orientohet në drejtime të tjera. Nuk mund të them se kush e ka vrarë Admir Murataj, kjo është një çështje që do të dalë nga hetimet. Nuk ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët në aksion e sipër. Vrasja e tij është ende e panjohur përsakohë nuk është mbyllur hetimi. Kureshtja e madhe në këtë drejtim, i mirëkuptoj gazetarët, por kam parë një diskutim malinj në ditët e para që u munduan të rrëmojnë se kush nga policët e ka bërë këtë”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN VITET '90 ME NGJYRA TË NDEZUARA/ Vip-et sapo na treguan "bikinit must" të verës
Previous article U NGACUMA ME GJESTE FYESE SEKSUALE/ Atletja e "MMA"-së rreh keq një burrë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT