Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar reciprocitet ndaj Kosovës nëse nuk tërheq mbrapsht tarifën doganore.
Në një konferencë për shtyp të martën, Vuçiç përcaktoi edhe afate, duke u shprehur se nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilën do të dalin me masa kundër Prishtinës.
Me 6 maj bëhen 6 muaj që kur Prishtina vendosi taksa për mallrat nga Serbia.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.
Edhe presidenti Thaçi ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet pa u shënuar progres edhe në drejtime të tjera.


