Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar se katedralja e Notre-Dame do të rindërtohet “edhe më e bukur” dhe se ai dëshiron që puna të bëhet brenda pesë vitesh.
Zjarri masiv e shkatërroi të hënën ndërtesën gotike 850-vjeçare, duke shkrumbur pjesën më të madhe të kulmit të saj që shkaktoi dhe rënien e saj.
Mirëpo, pavarësisht premtimeve të Macron, ekspertët mendojnë se rindërtimi i saj mund të zgjasë disa dekada.
Ndërkaq, 50 njerëz do të hetojnë shkakun e zjarrit. Prokurori publik i Parisit Rémy Heitz tha se nuk kishte ndonjë tregues të qartë të zjarrvënies dhe se flakët po trajtohen si aksident.
Një grumbullim i 800 milionë eurove është premtuar tashmë nga një numër i kompanive dhe manjatë biznesi për të ndihmuar në rindërtimin e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.
Në një fjalim televiziv të martën në mbrëmje, presidenti Macron sugjeroi se ai do që të rindërtohet në kohën që Parisi organizon Olimpiadën Verore në vitin 2024.
“Ne do të rindërtojmë Notre-Dame edhe më të bukur dhe unë dua që ajo të përfundojë në pesë vjet, ne mund ta bëjmë atë”, tha Macron.


