Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali.
Një këngëtar dasmash italian i identifikuar si Willi, telefonoi në emisionin “Lunatici” në radion e Rai2.
Ai tregoi se gjatë dasmës së fundit në Abruzzo në momentin e prerjes së tortës, dhëndri ishte zhdukur.
Më pas kishin nisur kërkimet dhe një familjare e nuses, e gjen dhëndrin në banjo duke bërë seks me shokun e ngushtë.
Më tej ai ka shtuar se nusja nisi të qante, por festa nuk përfundoi me grushte.
Këngëtari tha ndër të tjera se njerëzit e dhëndrit i kanë thënë të mos këndonte më, pasi nuk kishte arsye për të festuar.


