• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ELISA SPIROPALI/ Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, digjet vetë!
Home
Politikë

ELISA SPIROPALI/ Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, digjet vetë!

14 April, 2019 F.autor Politikë

Nga Elisa Spiropali/

Protesta nokturne e opozitës nuk na mësoi kurrgjë, përveçse na përsëriti atë që dinim qysh prej ditës së parë: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë!

Dje u dogj edhe keq shpresa e të paktëve se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi luftojnë trimërisht për interesat e popullit, dhe jo për pushtetin e tyre të humbur.

Pa asnjë ide tjetër përveç shkatërrimit dhe asnjë qëllim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gjuhë dhe në duar, këta udhëheqës të diskredituar,  me një çetë punonjësish të bashkive të djathta e me një grusht të rinjsh të qorruar nga propaganda e tyre e sherrit dhe e dhunës, lanë kokrrën e namit në atë që e trumbetuan si ditën e ikjes së Edi Ramës e të qeverisë!

Mësynë bulevardin, Kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë, si një trup pa kokë dhe pa sy, lëshuan piskamat e ngjirura nga fyti i liderit që lider kurrë nuk bëhet dhe e mbyllën me turp, duke dhunuar policinë dhe duke i vënë zjarrin pronës publike dhe private.

Për disa orë rresht forcat e policisë u sulmuan me kapsolla, zjarri e benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këta të çoroditur që vejevinin tek ura e tabakëve, në kërkim të sherrit, konfliktit, rrëmujës e hatasë që kanë në kokat e tyre boshe.

Shërim të shpejtë efektivëve që u ra taksirati i përballjes me këta udhëhumbur në theqafjen e tyre politike e morale. Respekte për vetpërmbajtjen dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, që bëri edhe njëherë diferencën mes shtetit e antishtetit; qytetarisë e barbarisë; dinjitetit e pabesisë.

Por, ashtu siç do dramë ka gjithmonë një nënshtresë humori për ta bërë të durueshme, edhe post-protestës të orëvë të vona nuk mund t’i mungonin qyfyrexhinjtë.

Ca prapashtojca politike dhe mediatike të asaj që nisi si protestë e përfundoi si vandalizëm, u lëshuan gojështhurrur e mendjehumbur, për të komentuar si normalitet demokratik, atë që e
është një dështim politik, moral, po edhe thjesht logjik, i një opozite që s’ka asgjë përveç ankthit të të mbyturit që kërkon të të mbysë.

Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit dhe organet e drejtësisë që duhet t’u tregojnë vendin nxitësëve dhe ekzekutuesve të dhunës. Nje thirrje per çdo njeri normal ndër ata që kanë të gjithë të drejtat e botës të mos e kenë votuar e as te mos e duan këtë qeveri, por duhet ta kuptojnë se alternativa e dhunës dhe e rremujës dëmton vetë atë, njeriun normal; dëmton ekonomine e tij, dëmton perspektivën e familjes së tij, të femijëve të tij, dëmton Shqipërinë që ka nevojë për më shumë ide e projekte, jo për më shumë piskama e kapsolla.

Vetëm një humbës pa fantazi si Lulzim Basha, mund të mendojë se do te rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut!

Sidoqoftë një gjë të mos e harrojë askush.

Me kapsolla e me zjarre nuk merret pushteti, po vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar dhe menduar. Nga ana tjetër, me këta pa këta, hyjnë në zgjedhje, s’hyjnë në zgjedhje, ne do të vazhdojmë drejt dhe do të fitojmë përsëri, jo për vete po për Shqipërine që duam.

Me kapsolla e me zjarre nuk merret pushteti!

Kush tenton t'i vërë zjarrin këtij vendi, digjet vetë! 🔥✌

Gepostet von Elisa Spiropali am Sonntag, 14. April 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CRYSTAL PALACE-MANCHESTER CITY/ "Qytetarët" dyfishojnë epërsinë, shënon Jesus
Previous article SHËNIM/ Si dhe pse e spostoi protesta e opozitës, vëmendjen nga grabitja e bujshme e Rinasit

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT